Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

23:02 | 02 Tetor 2023
kuci:-nese-kfor-i-merr-veriun,-kosova-kthehet-para-17-shkurtit-te-2008-es

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka komentuar deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për shtimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës.

Ai tha se jashtë ruajtjes së kufijve që e ka KFOR-i me mandat, çdo ndryshim i statusit të veriut të Kosovës do të ishte kthim para 17 shkurtit 2008 dhe kthim nën administrimin e Rezolutës 1244.

“Sa i përket veriut, unë mendoj që nuk ka nevojë të ketë asnjë status tjetër veriu. Veriu duhet të ketë statusin e çdo komune çfarë e kanë komunat tjera. KFOR-i e ka për obligim, ne i jemi falënderues që t’i mbroj kufijtë e Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim janë të mirëseardhur për ruajtjen e kufijve dhe natyrisht, këtu besoj që jemi falënderues për ata, shtetet por edhe familjet e tyre që kanë dërguar djemtë dhe vajzat në Kosovë”, tha ai në Tëvë1.

Komento: