Kufijtë përçajnë presidentin me ekipin negociator!

08:04 | 22 February 2019

Presidenti i Kosovës dhe ekipi negociator në linjë të kundërt rreth kufijve.

Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të delegacionit shtetëror për dialogun se platforma do ta ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, analistët politikë konsiderojnë se platforma tashmë e dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nuk mund ta garantojë një gjë të tillë.

Meqë presidenti Hashim Thaçi nuk po heq dorë nga ideja për korrigjim kufijsh, sipas tyre nuk mund të përjashtohet akoma skenari i shkëmbimit të territoreve.

Ndonëse kryesuesit e ekipit negociator janë zotuar se në kuadër të procesit të dialogut nuk do të ketë cenim të sovranitetit dhe të integritetit territorial, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka filluar sërish ditëve të fundit ta proklamojë idenë për korrigjim të kufirit Kosovë – Serbi, shkruan Zeri.

Gjatë javës së kaluar udhëheqësit e delegacionit dorëzuan në Kuvendin e Kosovës platformën për procesin e negociatave me Serbinë, me anë të së cilës ndër të tjera synohet të ruhet edhe integriteti territorial…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm.

Komento: