Kufizohet shitja e paracetamolit, kjo është arsyeja

22:18 | 17 Mars 2020

Është kufizuar shitja e paracetamolit.

Shitja e paracetamolit, e rekomanduar për të luftuar simptomat e koronavirusit, do të kufizohet në farmacitë franceze dhe do të pezullohet në internet nga nesër, njoftoi Agjencia e Barnave (ANSM).

Shitja do të jetë e kufizuar në një kuti për person pa simptoma ose dy kuti në rast ethesh ose dhimbjesh, shton agjensia e cila është e shqetësuar për rreziqet e ruajtjes së panevojshme në dëm të atyre që kanë nevojë për të.

“Në rast dhimbjeje dhe / ose ethe, veçanërisht në kontekstin e COVID-19, përdorimi i paracetamolit duhet të privilegjohet duke respektuar rregullat e përdorimit të mirë”, kujtoi agjencia shëndetësore.

Që nga njoftimi i masave të para kufizuese në Francë, përfshirë fjalimin e parë të presidentit Macron të enjten e kaluar, që njoftoi mbylljen e shkollave, shumë francezë kanë filluar të rezervojnë ushqime dhe ilaçe dhe supermarketet e farmacitë shpesh janë grabitur .

Komento: