Podujevën e ka mbuluar një mjegull shumë e madhe sonte.
Përkatësisht, magjistralja Podujevë-Prishtinë është kapluar nga mjegulla e dendur e cila mund të paraqes rrezik për vozitësit që frekuentojnë këtë rrugë.
Në këto pamje të Indeksonline, mund të shiheni mjegullën e cila ka zvogëluar dukshmërinë e rrugës.
Në këto raste duhet patur kujdes, për shkak se vetëm dje në këtë magjistrale ndodhën dy aksidente, ku njëra përfundoi me vdekje.
Gjatë ditës së djeshme pikërisht në këtë magjistrale ndodhën dy aksidente trafiku ku mbetën 12 të lënduar, ndërsa një grua nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve të marra dhe vdiq.
Ndërsa, për dy ditë gjithsej në Kosovë kanë ndodhur 100 aksidente.