Kujdes kur e vendosni maskën kundër Covid-19.
Maska është kthyer në një element të rëndësishëm për mbrojtjen kundër koronavirusit.
Por padiskutim që duhet pasur kujdes në mënyrën se si e mbajmë dhe e përdorim atë. Maska nuk duhet t’iu mbulojë vetëm gojën, pasi dihet që virusi depërton edhe përmes rrugëve të frymëmarrjes nga hunda.
Maska nuk duhet të jetë në kontakt me pjesë të tjera të trupit apo rrobat tuaja. Duhet që të qëndrojë mirë në fytyrë, dhe të mos mbahet më poshtë apo më lart. Madje disa e mbajnë vetëm duke mbuluar pak majën e hundës, por kjo është e gabuar.
Larja është mjaft e rëndësishme për maskat që përdoren disa herë. Duhet t’i lini të paktën 10 minuta në ujë të nxehtë.