Kujdes! Këto janë kartëmonedhat më të falsifikuara në Kosovë

19:58 | 26 March 2019

Falsifikimi i parave, vazhdon të mbetët një dukuri mjaftë e shfaqur.

Në bazë të dhënave të Laboratorit të Forenzikës, numri i kartëmonedhave euro të falsifikuara që kanë qenë në qarkullim dhe që janë konfiskuar vitin kaluar ishte 1433.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kjo e fundit ka konfiskuar 1443 kartëmonedha gjatë vitit të kaluar.

Kartëmonedhat me vlerë 50 euro dhe ajo 100 euro janë kartëmonedhat më të falsifikuara që ka hasur Policia e Kosovës vitin e kaluar. Kartëmonedha 50 euro është konfiskuar 495 herë, ndërsa kartëmonedha 100 euro është konfiskuar plot 556 herë.

Menjëherë pas tyre vjen vjen kartëmonedha me vlerë më të madhe 200 euro e cila është konfiskuar 199 herë.

Kartëmonedhat 10 dhe 20 euro janë konfiskuar për numër të njëjte, që të dyjat nga 79 herë.

Ndërsa kartëomnedha me vlerën me të madhe (500 euro), çuditërisht është konfiskuar vetëm 16 herë.

E fundit për nga vlera është kartëmonedha 5 euro, e cila është konfiskuar vetëm 9 herë.

Nëse bëjmë krahasimin me të dhënat e vitit 2017, ka ulje të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara.

“Kartëmonedhat Euro janë prodhuar me një teknologji të sofistikuar të shtypjes. Ato përmbajnë disa veti të sigurisë, të teknologjisë më të lartë. Kjo i bënë ato të dallohen lehtë nga ato të falsifikuara” ka deklaruar Kushtrim Ahmeti – Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës.

Kartëmonedha Euro ka disa tipare që e karakterizojnë atë nga paratë e tjera në çështjen e sigurisë: Letra e kartëmonedhës e dallon atë nga kartëmonedhat e tjera. Gjithashtu edhe shiriti metalik, shiriti shkëlqyes dhe shiriti i sigurisë e minimizon mundësinë e falsifikimit të tyre.

Policia e Kosovës ka thënë: “Në këtë kontekst ne kemi realizuar një numër të aktiviteteve policore edhe kundër veprave penale që sipas Kodit Penal cilësohen “Falsifikim i parasë” dhe mund të konkludojmë se si rezultat i këtyre përpjekjeve operacionale janë konfiskuar dëshmi relevante dhe personat e dyshuar të involvuar ne raste të tilla në konsultim me organet kompetente të drejtësisë janë trajtuar konform ligjeve të aplikueshme”

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka raportuar 128 raste të falsifikimit të parasë.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që kryen veprën penale “Falsifikimi i parasë” dënohet me burgim prej 1 deri në 10 vjet.

Komento: