Kujdes me shpejtësinë! Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të borës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kujdes me shpejtësinë! Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të borës

09:30 | 25 Janar 2019

Bora që po bie në vendin tonë ka mbuluar gjithë vendin.

Dhe, me këtë është vështërsuar edhe trafiku.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në vend që janë përgjegjësi e ministrisë që drejton janë të kalueshme. Ai ka thënë se kompanitë e kontraktuara gjatë gjithë kohës do të jenë në terren për të bërë pastrimin e rrugëve.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Lekaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u përshtaten shpejtësisë dhe të mos lëvizin pa pajisje dimërorë.

“Përkundër reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë të kalueshme. Kompanitë e kontraktuara dhe përgjegjësit nga Ministria, gjatë gjithë kohës janë në teren.

Ne jemi këtu për të siguruar rrugë të pastërta por ju qytetarë të nderuar përshtatjuni shpejtësisë dhe mos lëvizni pa pajisje dimërore!’, ka shkruar Lekaj.

Komento: