Meshkujve u kërkohet ta heqin mjekrën si mbrojtje nga koronavirusi.
Punëtorëve të Universitetit të Southhamptonit u është thënë që të rruajnë mjekrën në një përpjekje të dëshpëruar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Mediat e huaja shkruajnë se stafi në NHS morën sot një email ku thuhet se qimet e fytyrës “kompromentojnë aftësinë për të mbrojtur njerëzit përmes maskës”, transmeton Reporteri.net.
Drejtori mjekësor Derek Sandeman tha se e kupton që kjo do të ishte e vështirë sepse mjekra në mesin e meshkujve është shumë e popullarizuar për momentin, mirëpo ai tha se kjo është mënyra më e mirë që të mbrohen nga përhapja e virusit.
Ai bashkëngjiti një tabelë me 36 stile të ndryshme të mjekrës duke theksuar se cilat ishin të sigurta dhe cilat jo.