Kujdes mos dilni jashtë: Nesër temperaturat deri në 41 gradë Celsius

23:50 | 28 Korrik 2021

Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 36 deri në 40 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht i kthjellët dhe me vapë të fortë verore.

Temperaturat mund të shënojnë rritje edhe për ndonjë gradë dhe në Kosovë ajo më e larta mund të arrijë deri në 41 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore deri në 42-43 gradë Celsius.

Mundësia për rrebeshe të izoluara do të jetë shumë shumë e vogël për shkak të ajrit të thatë dhe stabil antciklonik.

Komento: