Kujdes, mos u nisni për këtë rrugë, është bllokuar e tëra nga bora

22:11 | 03 Janar 2019

Temperatura të ulëta dhe reshje të borës, një mot i tillë po mbretëron këto ditë në Kosovë.

Autostrada “Arbën Xhaferi”, e cila shpie për në Brezovicë, dukshëm është mbuluar nga bora.

E kjo gjendje po e vështirëson edhe më shumë qarkullimin e automjeteve.

Vlen të përmendim faktin se muajve të fundit dukshëm është shtuar numri i aksidenteve me fatalitet, dhe vazhdimisht është bërë thirrje për kujdes gjatë drejtimit të automjeteve.

Komento: