Kujdes: Paratë mund të përhapin koronavirusin

21:34 | 07 March 2020

OBSH paralajmëron: Paratë mund të përhapin koronavirusin.

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se paratë mund të përhapin koronavirusin.

OBSH deklaron se njerëzit duhet të lajnë duart pas prekjes së parave, veçanërisht para se të hanë ushqim, shkruan Business Insider.

”Në vend të kësaj, njerëzit duhet të përdorin pagesa pa kontakt”, tha OBSH.

Në shkurt, Kina tha se do të shkatërronte para nga zona shumë të prekura nga koronavirusi në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen.

OBSH tha për The Telegraph se koronavirusi mund të qëndrojë në para për ditë të tëra pasi të ekspozohej ndaj tij dhe se njerëzit duhet të shmangnin prekjen e fytyrës pas kontaktit me paratë e gatshme.

“Ne e dimë se paratë ndryshojnë duart shpesh dhe mund të marrin të gjitha llojet e baktereve dhe viruseve dhe gjëra të tilla. Ne do t’i këshillonim njerëzit të lanin duart pasi të prekin paratë e gatshme dhe të mos prekin fytyrën”, tha një përfaqësues i OBSH-së.

Gjithashtu njerëzit duhet të lajnë duart ose të përdorin një dezifentues duarsh pas kontaktit me paratë, veçanërisht nëse ata janë gati të hanë ushqim.

Kina tha në shkurt se do të shkatërronte dhe dezinfektojë paratë e gatshme nga spitalet, autobusët dhe tregjet në zonat e prekura rëndë nga koronavirusi.

Komento: