Kujdes, rriqrat kanë filluar të pickojnë

16:49 | 10 June 2019

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje në shtim të kujdesit ndaj rriqrave.

IKSHPK përmes një njoftimi ka paralajmëruar se sezona e pickimit të rriqrave ka filluar dhe se ata si insekte, nuk fluturojnë e as nuk u afrohen njerëzve.

“Në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Numri i të pickuarëve ka arritur në 602 në komunën e Malishevës, 257 raste në komunën e Suharekës, 177 raste në komunën e Klinës dhe 94 raste në komunën e Rahovecit si pasojē e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate”, njofton Instituti.

Ata kanë thënë se kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët sepse nga pickimi i rriqrave, një person është diagnostifikuar me ethe hemorragjike dhe gjendje të përkeqësuar.

Kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët sepse nga pickimi tashmë nje person është diagnostikuar me ethe hemorragjike me gjendje te përkeqësuar klinike.

IKSHPK ka dhënë disa rekomandime se si duhet patur kujdes nga pickimi i tyre:

Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

Komento: