Kujdes shoferë- Policia shqipton mbi 1 mijë tiketa brenda një dite

12:06 | 11 Maj 2019

Policia e Kosovës brenda 24 orëve shqipton mbi një mijë tiketa trafiku.

Policia e Kosovës me njësitet e saj në trafik ka shqiptuar 1160 tiketa trafiku në 24 orët e fundit për vozitësit që nuk i kanë respektuar rregullat.

Ndërsa, në brenda 24 orëve stacionet policore kanë evidentuar 41 aksidente trafiku në gjithë territorin e Kosovës.

17 nga aksidentet kanë qenë me të lënduar, ndërsa 24 të tjerët vetëm me dëme materiale.

15 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovë për thyerje të rregullave. Nëntë nga janë dërguar në mbajtje.

Komento: