Kujtim Shala e Dardan Sejdiu fyen me fjalët spiun, kastravec e pis – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kujtim Shala e Dardan Sejdiu fyen me fjalët spiun, kastravec e pis

12:52 | 15 Dhjetor 2018

Deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu dhe ai i LDK-së, Kujtim Shala gati sa nuk janë rrahur në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Një përplasje me të shara, që ka rrezikuar të eskalojë në përleshje fizike ka ndodhur në mes të deputetëve Dardan Sejdiu e Kujtim Shala.

I pari është shef i deputetëve të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu e i dyti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Përplasja ka ndodhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku po caktohej seanca për votimin e rezolutës dhe krijimit të ekipit për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Burimet e grupit KOHA brenda mbledhjes së Kryesisë raportojnë për tensione mes dy deputetëve. Fjalët “pis”, “kastravec”, “spiun i shitur” kanë qenë disa prej atyre që raportohet të jenë përdorur në këtë përplasje.

“Besoj që për këtë duhet ta pyesni z. Shala, mendoj që ka të bëjë me çështje procedurale të cilat z. Shala deshi t’i ngre. Normalisht që ekzistojnë mekanizmat institucional për me trajtu problemin të cilin z. Shala e ka… ose mund ta ketë”, ka thënë Sejdiu për KTV.

Komento: