Kujtim Shala: S’ka asgjë të vërtetë nga ajo që thotë Vetëvendosje

18:47 | 28 Korrik 2020

Insiston Kujtim Shala: S’ka asgjë të vërtetë nga ajo që thotë Vetëvendosje – i gjithë rasti nuk ekziston.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, njëherit deputet i LDK-së, ka thënë se nuk ka ndodhur asnjë përplasje fizike mes tyre dhe deputetëve të Vetëvendosjes.

Shala është shprehur se ambientet e Kuvendit të Kosovës monitorohen vazhdimisht dhe sipas tij pretendimet e Vetëvendosjes janë të pavërteta.

”Unë në sallë nuk jam kundërpërgjigjur, por s’kam thënë asgjë që i referohet asaj natyre”.

”I gjithë rasti nuk ekziston dhe kjo do të dëshmohet e do të hetohet”.

”Ambientet e Kuvendit të gjitha monitorohen dhe regjistrohen 24 orë. S’ka asgjë të vërtetë nga ajo që thotë Lëvizja Vetëvendosje”.

“Është rast i iniciuar, kemi deponuar deklaratat tona me rastin lidhur me këtë çështje”.

”Personale nuk e di, e politike po, debati nuk kishte të bënte me LDK-në, ne s’jemi përfshirë në atë debat”.

”Ju mund të merrni diskutimin tim. Unë kam parashtruar pyetje ministres së Jashtme dhe kam bërë koment të shkurtëer për çështje të politikës së Jashtme”.

Komento: