Kujtohen 25 martirët e Masakrës së Bukoshit

10:40 | 03 Maj 2026
kujtohen-25-martiret-e-masakres-se-bukoshit

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Bukoshit, ku 25 djem e burra, u vranë mizorisht nga forcat serbe.

Më 3 maj të 1999-ës, këta 25 martirë u ndanë nga kolona dhe u rreshtuan në oborrin e shkollës në Bukosh, ku dhe u ekzekutuan, transmeton Klankosova.tv.

Dhjetëra familjarë janë mbledhur tashmë për të përkujtuar më të dashurit e tyre.

Në këtë ditë, atje do të bëjë homazhe edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Komento: