Kukan: Komisioni Evropian të punojnë më shumë për dialogun Kosovë- Serbi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kukan: Komisioni Evropian të punojnë më shumë për dialogun Kosovë- Serbi

18:44 | 23 Janar 2019

Të filozofohet më pak për dialogun Kosovë- Serbi. Kështu është shprehur se deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, i cili ka drejtuar sot kritika të forta në drejtim të Komisionit Evropian dhe EEAS-në (Institucioni që drejton Mogherini), për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kukan ka thënë se këto dy institucione duhet të punojnë më shumë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

‘Komisioni Evropian dhe EEAS duhet të punojnë më shumë dhe të filozofojnë më pak, për sa i përket bisedimeve me Prishtinën”, është shprehur eurodeputeti.

Këto deklarata të eurodeputetit duket se vijnë pas rezistencës së Haradinajt për ta mbajtur në fuqi vendimin për taksën ndaj Serbisë, që BE-ja po kërkon të hiqet për të vazhduar më pas me dialogun Kosovë-Serbi.

Kukan sot gjithashtu ka kritikuar edhe Rumaninë, e cila do të kryesojë me presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, pas synimeve të këtij shteti që të largojë nga agjenda Ballknain.

Komento: