Kuleba thotë se ndaj çdo plani të mundshëm rus, Ukraina ka një strategji

18:40 | 10 April 2022

Ukraina ende nuk është dorëzuar.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë këtë të diel se plani i parë i Rusisë për pushtimin e shtetit të tij ka dështuar.

“Historia do të tregojë se plani i kujt do të ngadhënjejë”, ka thënë Kuleba, pas një mësymjeje të re të Rusisë dhe pas caktimit të një komandanti të ri ushtarak, shkruan Gazeta Epxress.

Ku është pyetur që të komentojë për caktimin e gjeneralit të ri të Armatës Ruse, Alexahnder Dvornikov, për ta udhëhequr luftën në Ukrainë, Kuleba ka thënë: “Tani ata kanë një tjetër plan, por edhe ne kemi planet tona.”

Kuleba ka thënë se ndaj çdo plani të mundshëm rus, Ukraina ka një strategji.

“Çfarëdo që Rusia po planifikon të bëjë, ne kemi strategjinë tonë dhe kjo strategji bazohet në vetëbesimin tonë që ne do të fitojmë në këtë luftë dhe të çlirojmë territoret tona”, ka thënë ai në një intervistë për NBC.

Komento: