Kulivert arrin marrëveshje me këtë skuadër

18:18 | 01 September 2022

Fulham, ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar anësorin e Romës, Justin Kluivert në huazim me një opsion për të blerë, kupton 90min.

Holandezi u kthye te Roma këtë verë pasi e kaloi sezonin e kaluar në huazim me Nice, duke shënuar gjashtë gola në 31 paraqitje, përcjell ORAinfo.

The Cottagers kanë pasur një verë të ngarkuar tashmë, duke sjellë Joao Palhinha, Andreas Pereira, Kevin Mbabu dhe Bernd Leno në marrëveshje të përhershme, ndërsa Manor Solomon dhe Shane Duffy janë bashkuar me huazim.

Kluivert pritet të jetë shtimi i tyre i fundit. 90min e kupton se një test mjekësor është planifikuar dhe Fulham shpreson të përfundojë marrëveshjen të premten. Kontrata e tij me Romën pritet të zgjatet deri në vitin 2024 për t’u siguruar që ata të ruajnë vlerën./ORAinfo/

Komento: