Kulla e Isa Boletinit priti shumë vizitorë

21:01 | 17 Shkurt 2020

Shumë vizitorë kanë shkuar në kullën e Isa Boletinit.

Në vendlindjen e tij, gjendet kulla e heroit shqiptar Isa Boletini.

Aty prehen edhe eshtrat e atij që sakrifikoi shumë për vendin .

E gjatë ditës së hënë, në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ky vend u vizitua nga qytetarë të shumtë.

Madje pati të tillë që erdhën nga Shqipëria, për t`iu bashkuar festës në Kosovë.

E ndryshe nga ta, që e vizituan për here të pare, ka të tillë që vijnë më shpesh këtu.

Një nga ta është Ismet Peci, banor i këtij fshati.

E ciceroni i kësaj kulle, është stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini.

Ai thotë se sidomos për festen e 17 shkurtit e 28 nëntorit, ky muze vizitohet shumë, mirëpo shpreson që edhe qeveritarët të vijnë për vizitë.

Kulla e Isa Boletinit është renovuar për here të fundit në vitin 2005.

Ndërsa tani po në këtë ambient, është duke u ndërtuar edhe kulla e Burrave e cila është djegur 6 herë.

Komento: