Milan dhe Roma kanë luajtur baraz në ndeshjen e sotme.
Ka përfunduar me rezultat 3:3 ndeshja mes Milanit dhe Romës në kuadër të Series A.
Pjesa e parë përfundoj me rezultat 1:1, por në pjesën e dytë shpërthyen golat, transmeton Indeksonline.
Golat për Milan i shënuan: Ibrahimovic(2′,79′) dhe Saelemaekers (48). Kurse tek Roma shënuan Dzeko(14′), Verteout(70′) dhe Kumbulla(85′).
Edhe njëherë heroi i Romës doli të jetë mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla që shëngoj golin e barazimit dhe e shpëtoj klubin e tij nga humbja.
Milan edhe pas këtij barazimi do të vazhdoj të jetë në pozitën e parë me 13 pikë, kurse Roma është në vendin e nëntë me tetë pikë.