Kumbulla e shpëton Romën nga humbja, s’mjaftojnë golat e Ibrahimovic për Milanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kumbulla e shpëton Romën nga humbja, s’mjaftojnë golat e Ibrahimovic për Milanin

22:50 | 26 Tetor 2020

Milan dhe Roma kanë luajtur baraz në ndeshjen e sotme.

Ka përfunduar me rezultat 3:3 ndeshja mes Milanit dhe Romës në kuadër të Series A.

Pjesa e parë përfundoj me rezultat 1:1, por në pjesën e dytë shpërthyen golat, transmeton Indeksonline.

Golat për Milan i shënuan: Ibrahimovic(2′,79′) dhe Saelemaekers (48). Kurse tek Roma shënuan Dzeko(14′), Verteout(70′) dhe Kumbulla(85′).

Edhe njëherë heroi i Romës doli të jetë mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla që shëngoj golin e barazimit dhe e shpëtoj klubin e tij nga humbja.

Milan edhe pas këtij barazimi do të vazhdoj të jetë në pozitën e parë me 13 pikë, kurse Roma është në vendin e nëntë me tetë pikë.

Komento: