Kumbulla flet për golin e parë të Ibrahimovicit: Kam shumë për të mësuar

09:08 | 27 Tetor 2020

Kumbulla: Kam shumë për të mësuar, e lashë Ibrahimovicin të shënojë.

Marsh Kumbulla e ka pranuar se i duhet të mësojë dhe të përmirësohet shumë, pasi ia siguroi një barazim dramatik Romës kundër Milanit të hënën mbrëma.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë shënoi në fund të pjesës së dytë për t’ia nxjerrë Romës një pikë në barazim 3:3 me Milanin në San Siro, raporton Gazeta Express.

Ky ishte goli i dytë për qendërmbrojtësin shqiptar në fanellën e Romës, të cilës iu bashkua këtë verë nga Hellas Verona.

“Është mirë dhe e lehtë për ne të shënojmë nga ndërprerjet”, tha Kumbulla për Sky Sport.

Duke folur për lojën e vet, Kumbulla shtoi: “Unë mund të përmirësohem në gjë aspekt. E bëra një gabim te goli i parë që e morën, të cilin kam mundur ta shmangsha. Por isha më fat që u shpagova duke shënuar gol vetë”.

“(Trajneri Juric) Ivan më ka dhënë vetëbesim, jam përmirësuar shumë dhe tani jam këtu në Romë dhe shpresoj t’i ndihmoj ekipit”, nënvizoi ai.

Komento: