Oferta e re e Interit për Kumbullan.
Inter vazhdon të kërkojnë transferimin e mbrojtësit shqiptar të Hellas Verona, Marash Kumbulla.
Sipas TuttoSport, Inter do të ofrojë 18 milionë euro për Kumbullan, dhe rinovimin e huazimit të Dimarcos.
Inter do të përfshijë në ofertë si huazime njërin mes Eposito dhe Agoume.
Conte është bindur nga paraqitjet e Kumbullas në sezonin që lamë pas, dhe e sheh atë si zëvendësues të Milan Skriniar.
Te Hellas Verona, Kumbulla ka pasur për partner në mbrojtje Amir Rrahmanin, i cili i është bashkuar Napolit.