Kumbulla – Inter, lajm i papritur nga Italia

09:18 | 24 Qershor 2020

Marash Kumbulla është duke shkëlqyer në Serie A me ekipin e Veronas.

Interi thuhet se ka zbehur interesimin rreth transferimit të Marash Kumbullës nga Hellas Verona.

Mbrojtësi shqiptar është duke kaluar nëpër një formë jetësore dhe shumë klube evropiane janë vënë pas tij.

Interi ka kohë që është në ndjekje të Kumbullës, mirëpo Gianluca di Marzio raporton se Nerazzurët janë stepur paksa.

Por, Lazio vazhdon të jetë skuadra më e interesuara për reprezentuesin e Shqipërisë dhe do të shpresojë që t’i marrë shërbimet e tij.

Me gjasë që skuadra nga qyteti i Romës do të blejë kartonin e tij, shkaku që Igli Tare që është drejtor i klubit dëshiron të mbyllë transferimin e tij.

Verona ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm të shesin lojtarin, por kërkojnë 30 milionë euro nga shitja e tij.

Komento: