Kunata e Elita Rudit merr gjithë vëmendjen, duket kaq bukur

09:58 | 07 Tetor 2019

Kunata e Elita Rudit, a është nusja më e bukur që keni parë?

Vëllau i reperit Gjiko, dje ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Arbër Gjikolli i njohur për publikun si ‘Big Bang” nga studio “Redbox”, dje është martuar me Blerina Bokshin, shkruan lajmi net.

Në dasmën e tyre të pranishëm ishin shumë fytyra të njohura të showbizit, por ajo që mori vëmendjen ishte padyshim nusja, Blerina.

Ajo për ditën më të rëndësishme të saj kishte zgjedhur të dukej sa më thjeshtë, sa i përket grimit dhe flokëve, për të cilat u kujdesën Sellma dhe Kaci.

E duke ruajtur natyralitetin, ajo ia doli të pëlqehet nga të gjithë, duke u komentuar nëpër rrjetet sociale si nusja më e bukur e këtij viti.

Në këtë festë nuk munguan as Elita dhe Gjiko, të cilët si gjithmonë u panë shumë të dashuruar pranë njëri-tjetrit.

Komento: