
Po protestohet para Kuvendit kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë.
Aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti, ka dalë të protestojë para Kuvendit të Kosovës së bashku me
disa persona të tjerë, me të cilët po mbahet distanca mes veti.
Këtë prostestë ai e paralajmëroi edhe me anë të një postimi në Facebook, ku tregoi se kjo nuk po organizohet nga VV.
“Unë përveç aktivist i VV-së jam edhe qytetar i këtij vendi. Nuk ka organizim të VV! Sepse situata nuk e lejon, por unë që jam në Prishtinë do të dal me shpreh pakënaqësinë me krejt kë të marri që po ndodh në Kuvend!”, ka shkruar ai.
Brenda Kuvendit të Kosovës po vazhdon të mbahet ende seanca e mocionit për rrëzimin e Qeverisë.