Kundër orës policore, protestë masive në Beograd

23:49 | 07 Korrik 2020

Mijëra qytetarë serb protestojnë kundër masave që i paralajmëroi Vuçiqi.

Mijëra qytetarë janë mbledhur në afërsi të Parlamentit të Serbisë pas paralajmërimit të presidentit Aleksandar Vuçiq se masat ekstreme do të rikthehen, duke përfshirë edhe rikthimin e shtetrrethimit disaditor dhe ndalimin e tubimeve me më shumë se pesë persona – si në ambiente të mbyllura ashtu edhe të hapura.

Qytetarët janë mbledhur në afërsi të Parlamentit të Serbisë ku edhe e kanë bllokuar trafikun. Në fillim ishin mbledhur qindra protestues, por numri i tyre u rrit në mijëra gjatë mbrëmjes.

Ata po brohorasin “Vuçiqi është hajn”, “Vuçiqi është homoseksual”, “Dorëheqje”, “Tradhtar” duke fishkëllyer dhe krijuar zhurmë duke goditur gjësende, derisa ka pasë edhe brohoritje të tilla si “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Ne nuk duam migrantë”.

Rreth orës 22:00, protestuesit kanë marshuar drejt ndërtesës së Parlamentit duke provuar të hyjnë brenda saj. Disa prej tyre kanë arritur të futen brenda objektit çka edhe bëri që policia të ndërhyjë dhe t’i largojë, transmeton Klan Kosova.

Mijëra qytetarë janë duke qëndruar para objektit të Parlamentit derisa një kordon policor është vendosur në dyert e tij.

Komento: