Kombëtarja e Danimarkës ka publikuar listën me 21 futbollistët e ftuar për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Lista duhet të përbëhet nga 26 futbollistë, teksa u bë e ditur se 5 futbollistët e tjerë do të emërohen brenda një jave – kur të mbarojnë ndeshjet në të gjitha kampionatet evropiane.
Në mesin e të ftuarve nga Kasper Hjulmand janë futbollistët me përvojë si Christian Eriksen, Simon Kjaer dhe Kasper Schmeichel, ndërkohë që ka pasur vend edhe për të rinjtë si Oliver Christensen dhe Jesper Lindstrom.
Lista me 21 futbollistët e parë është kjo:
Kujtojmë se Danimarka është në Grupin D, bashkë me Francën, Tunizinë dhe Australinë.