Kupa e Mbretit, Sevilla eliminohet nga Barcelona

23:42 | 30 January 2019

Ka përfunduar ndeshja mes Sevillës dhe Barcelonës.

Barcelona e ka eliminuar Sevillën nga Kupa e Mbretit me rezultat të përgjithshëm, 6:3.

Skuadra katalonase e kishte humbur ndeshjen e parë 0 me 2, ndërsa në ndeshjen e dytë fitoi 6 me 1.

Golin e parë për Barcelonën e shënoi Philippe Coutinho në minutën e 13’ me anë të penalltisë, ndërsa epërsia u dyfishua nga Ivan Rakitic (31’), ku me kaq përfundoi edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë sërish ishte në dorën e katalonasëve, ku braziliani shënoi golin e tij të dytë në ndeshje (53’), ndërsa golin e katërt e realizoi Sergio Roberto (54’).

Golin e vetëm për Sevillën e shënoi Guilherme Arana në minutën e 67’-të.

Barcelona arriti t’i shënonte edhe dy gola në fund me anë të Luis Suarez (89′) dhe Leo Messi (90’+2).

Komento: