Kupchan: Ka mundësi përshkallëzimi të situatës në veri, s’ka kaluar shumë kohë nga Banjska

14:33 | 30 Mars 2024
kupchan:-ka-mundesi-pershkallezimi-te-situates-ne-veri,-s’ka-kaluar-shume-kohe-nga-banjska

Profesori universitar në Georgtown University të Washingtonit, Charles Kupchan, konsideron se situata e sigurisë në katër komunat veriore, ka mundësi përshkallëzimi të situatës.

Sipas tij, Serbia po dëshiron të pengojë normalizimin e marrëdhënieve.

“Këto lloj të raportimeve për stërvitje, qofshin paramilitare apo ekstremiste, Veç kemi kaluar disa momente të rrezikshme jo shumë kohë më parë, në Banjska. E dim që ka potencial për shpërthim të dhunës. Këto lloj të raportimeve janë shumë shqetësuese. Nuk besoj që jemi duke shikuar në një situatë lufte ndërmjet Kosovës e Serbisë. Padyshim që ka akterë që mund të zgjedhin dhunën, ose të shohin dhunën si një mënyrë për të ndërprerë normalizimin duke ndikuar në mos lëvizjen para të dialogut mes Prishtinës e Beogradit”, tha ai për Tëvë1.

Ditë më parë, edhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, paralajmëroi se ka grupe të cilat janë duke u trajnuar nga Serbia për të sulmuar Policinë e Kosovës.

Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, një grup paraushtarak serb, hyri përmes rrugëve ilegale dhe sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë, rreshteri Afrim Bunjaku.

Komento: