Kur askush nuk e priste, Sara del e flet para krejtve për ndarjen nga Dj PM – ky veprim i saj i la të gjithë gojëhapur

22:37 | 15 Janar 2026

Prej javësh të tëra, në rrjetet sociale dhe në portalet online kanë qarkulluar me intensitet aludime dhe dyshime për një krizë të mundshme në marrëdhënien e një prej çifteve më të ndjekur dhe më të komentuar të shoëbiz-it shqiptar, Sarah Berishës dhe Dj PM.

Çdo lëvizje e tyre është analizuar në detaje nga ndjekësit, të cilët prej kohësh kanë vënë re një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si çifti është shfaqur në publik dhe në rrjete sociale.

Shkaku kryesor që ndezi këto thashetheme ishte mungesa e gjatë e postimeve të përbashkëta në Instagram dhe platforma të tjera, ku më parë Sarah dhe Dj PM ndanin shpesh momente nga përditshmëria e tyre, qoftë nga pushimet, eventet apo momentet e thjeshta private.

Kjo “heshtje” virtuale u interpretua nga shumë ndjekës si një shenjë e qartë e një krize apo edhe e një ndarjeje të mundshme, duke qenë se në botën e rrjeteve sociale, prania e vazhdueshme bashkë shihet shpesh si konfirmim i lumturisë në çift.

Megjithatë, ajo që shumëkush nuk mori parasysh ishte fakti se prej një kohe të gjatë, dyshja kishte zgjedhur të ishte më e rezervuar dhe më diskrete për jetën e tyre personale.

Si Sarah ashtu edhe Dj PM kanë preferuar të fokusohen në projektet e tyre individuale, duke lënë mënjanë ekspozimin e tepruar të marrëdhënies së tyre në rrjet, një zgjedhje që nuk është e pazakontë për figurat publike që kërkojnë më shumë privatësi.

Së fundmi, Sarah Berisha ka vendosur t’i japë fund të gjitha aludimeve dhe spekulimeve që qarkullonin prej kohësh.

Ajo ka publikuar një postim të ri në Instagram, i cili menjëherë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave online.

Në pamje të parë, fokusi ishte tek paraqitja e saj elegante dhe stili i kuruar me detaje, tipik për blogeren, por ajo që u komentua më së shumti ishte zgjedhja e muzikës që shoqëronte fotot.

Sarah kishte zgjedhur pikërisht këngën më të re të Dj PM dhe Dagz, “Je ma e mira”, një detaj që për shumë ndjekës u interpretua si një mesazh i qartë dhe i drejtpërdrejtë.

Përzgjedhja e kësaj kënge u pa si një konfirmim se marrëdhënia mes saj dhe Dj PM vazhdon, pavarësisht heshtjes së tyre të fundit në rrjetet sociale.

Ky gjest subtil, por domethënës, mjaftoi për të qetësuar ndjekësit dhe për të hedhur poshtë zërat për një krizë në çift.

Në këtë mënyrë, Sarah tregoi se jo gjithmonë është e nevojshme të japësh deklarata të drejtpërdrejta apo të postosh foto të përbashkëta për të dëshmuar se një lidhje është e fortë.

Ndonjëherë, një detaj i vogël, si zgjedhja e një kënge, mund të flasë më shumë se mijëra fjalë, duke vërtetuar se marrëdhënia e saj me Dj PM vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe larg dramave që shpesh krijohen nga perceptimet e rrjeteve sociale./ORAinfo/

Komento: