Kur do të bëhet hapja e urës në Mitrovicë, ky është qëndrimi i BE-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kur do të bëhet hapja e urës në Mitrovicë, ky është qëndrimi i BE-së

09:08 | 07 Janar 2019

Ҫështja e Urës së Ibrit në Mitrovicë, vazhdon të mbetët temë shumë e diskutuar.

Ura kryesore e lumit Ibër, e cila qytetin e Mitrovicës e ndan në veri dhe në jug, ishte planifikuar të hapej për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve më 4 mars 2017.

Federica Mogherini kishte ardhur në Mitrovicë për ta përuruar urën, por kryetari i komunës veriore, Goran Rakiq, kishte kundërshtuar. Edhe pas dy vjetëve ura mbetet e mbyllur, ndërsa Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë datë për hapjen e saj.

Ndonëse punët në rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër, si dhe të rrugës “Mbreti Peter” në veri qëmoti kanë përfunduar, projekti 3.1-milionësh i Bashkimit Evropian nuk ka shkuar deri në fund, pasi ura nuk është hapur për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve.

Madje Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë datë se kur simboli i ndarjes së Mitrovicës do të hapet për qarkullim. “Teknikisht punimet për rivitalizimin e urës kryesore dhe rrethinave të saj në Mitrovicë kanë përfunduar. BE-ja po punon si me Beogradin, ashtu edhe me Prishtinën.

Të gjitha marrëveshjet e dialogut që kanë të bëjnë me urën do të zbatohen tërësisht sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Bashkimit Evropian.

Komento: