Kur do të bëhet nuse, zbulon gjithçka Agnesa

19:20 | 19 March 2019

Ajo është njëra nga vajzat më të bukura shqiptare.

Agnesa Vuthaj mund të tregojë në Instagram detaje nga udhëtimet apo biznesi i saj, por nuk e keni parë asnjëherë krah një mashkulli.

Bukuroshja shqiptare ka qenë gjithmonë diskrete lidhur me anën sentimentale.

Ndërsa shpesh e kemi parë të veshur me fustanin e bardhë duke pozuar si modele, sot e ftuar në emisionin “Rudina”, ajo u pyet se kur do të bëhet vërtet nuse.

“Kam bërë kaq shumë foto me fustane nusërie, sa kam filluar ta humb atë kuptimin e vërtetë që kanë vajzat për fustanin e bardhë. Kur je modele se ke më aq shumë të rëndësishme. Por për t’u bërë nuse nuk kam një datë. Nuk i dihet se kur, të shohim se çfarë do të sjellë jeta”, tha Agnesa.

Më herët ish-Miss-i tha se mban një dietë të rreptë ushqimore, nuk konsumon makaronat, bukën dhe ëmbëlsirat.

Komento: