Kur do të bëhet publikimi i vendimit të plotë për rrëzimin e qeverisë nga Gjykata Kushtetuese?

23:01 | 28 Dhjetor 2020

Kur do ta publikojë Kushtetuesja vendimin e plotë për rrëzimin e qeverisë?

Gjykata po punon në finalizimin e aktgjykimit për rrëzimin e qeverisë.

Juristët thonë që vitin tjetër mund të publikohet.

Kanë kaluar gjashtë ditë prej që Gjykata Kushtetuese ka marr vendim për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Por instanca më e lartë e drejtësisë në vend ende nuk e ka publikuar aktgjykimin e plotë.

Nga ky institucion i drejtësisë i kanë thënë televizionit që puna për hartimin e këtij dokumenti po vazhdon ende.

Në anën tjetër sipas juristi Kushtrim Palushi, nuk përjashtohet mundësia që aktgjykimi i kushtetueses të publikohet në vitin tjetër.

Palushi tutje tregon nëse qeveria aktuale në krye me Avdullah Hotin është në detyrë apo jo.

Gjykata Kushtetuese me 22 dhjetor i kishte dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, në kërkesën e tyre për trajtuar votën e Etem Arifit, që kishte votuar pro qeverisë Hoti.

Komento: