
Shpend Ahmeti ka thënë se është koha të diskutojmë për rihapje.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se tash është koha të mendojmë e diskutojmë për fazën e rihapjes pas situatës me koronavirus.
Megjithatë ai thotë se s’ka vend për relaksim, pasiqë që masat e dorëzat do të na përcjellin edhe në 12 muajt ardhshëm.
‘’Është koha të diskutojmë për fazën e rihapjes. Jo të relaksohemi, por duhet ta diskutojmë se kur i vjen fundi kësaj pune. Nëse i përcjellim shtetet e tjeera, kanë hapur dyqanet e vogla, pastaj butiqet e tekstilit deri në 100 metra katrorë. Hapi i parafundit, endrat tregtare, hapi i fundit gastronimia’’, ka thënë ai.
‘’Dorëzat e maskat do të na përcjellin edhe në 12 muajt e ardhshëm. Vëstirë se shkollat do të happen deri në shtator’’.