Kur do të hiqet taksa, deputeti i PDK-së jep një lajm të papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kur do të hiqet taksa, deputeti i PDK-së jep një lajm të papritur

22:08 | 03 Shkurt 2019

Zenun Pajaziti thotë se brenda këtyre ditëve do të gjendet zgjidhja për taksën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka bërë me dije se partnerët e koalicionit qeverisës, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Në një intervistë për gazetën ‘Epka e Re’, ai ka theksuar se taksa nuk do të paraqesë problem për funksionimin e koalicionit PAN dhe, sipas tij. Nuk do të ketë luhatje në këtë drejtim.

Pajaziti ka thënë se cilido që të jetë fati i taksës, ajo e ka arritur efektin e vet dhe nuk do të ketë luhatje të partneritetit me SHBA’në.

Sa i përket kërkesës për zgjedhje të reja, Pajaziti ka thënë se partitë opozitare nuk duhet të bëjnë fushata populiste, por pozitë dhe opozitë duhet të fokusohen ne memorandumin për zgjidhjen përfundimtare me Serbinë.

Komento: