Kur do të largohet koronavirusi? OBSH vjen me një lajm të keq

13:39 | 30 April 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë botën.

OBSH ka paralajmëruar se koronavirusi nuk do të largohet së shpejti.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë, Hans Kluge tha se COVID-19 “nuk do të largohet së shpejti” dhe sistemet e kujdesit shëndetësor duhet të përshtaten në përputhje me rrethanat, raporton Reuters, transmeton lajmi. net.

“Ne duhet të jemi vigjilent dhe të hapur për mënyra të reja për ofrimin dhe marrjen e kujdesit shëndetësor”, deklaroi Kluge sot në një konferencë për media.

“Ne nuk mund të rrezikojmë ta shohim tragjedinë e COVID-19 të pasqyruar në një katastrofë të dytë të shëndetit të keq nga shkaqe të tjera”, shtoi ai.

Ai tha se Monitori i ri i Reagimit të Sistemit Shëndetësor COVID-19, i nisur nga Observatori Evropian për Sistemet Shëndetësore dhe Politikat, po mbledh prova se si sistemet shëndetësore po reagojnë ndaj pandemisë.

Komento: