Lionel Messi nuk pritet që të rikthehet te Paris Saint-Germaini këtë vit.
Sipas “L’Equipe”, argjentinasin do të mund ta shohim përsëri në aksion vitin e ardhshëm.
Krerët e klubit të PSG-së thuhet se i kanë thënë Messit që të pushojë më shumë, kështu që ai mund të qëndrojë ende në Argjentinë.
35-vjeçari, që triumfoi me Argjentinën në Kupën e Botës “Katar 2022”, ndodhet ende në vendlindje.
Nuk ka ndonjë të datë të caktuar për rikthimin e Messit në Paris, por besohet se rikthimi i tij do të bëhet në janar.
Sipas mediumit francez, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” më shumë gjasë do të kthehet për ndeshjen e PSG-së kundër Angers, më 11 janar.
Kësisoj, Messi pritet të mungojë në dy ndeshjet e parisienëve në kampionat; kundër Strasbourg (28 dhjetor), Lens (1 janar), si dhe kundër Chateauroux (6 janar) në Kupën e Francës.