Vlora Dumoshi tregon se kur do të shpaloset skulptura e Fadil Vokrrit.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka zbuluar se skulptura e legjendës Fadil Vokrrit nuk mund të shpaloset edhe për disa muaj.
Në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu kërkoi nga ministrja që kjo shtatore të shpaloset para ndeshjeve të para të Kombëtares së Kosovës, të cilat zhvillohet në muajin shtator.
Por Dumoshi tha se kjo punë është e përcaktuar në kontratën që e kanë nënshkruar me skulptorin.
”Unë shumë kisha pas dëshirë që kjo skulpturë të bëhet para lojës, por kemi afate në kontratën që e kemi nënshkruar. Do ta përcjellim nga afër punën dhe do t’i kërkojmë skulptorit nëse ka mundësi ta përfundojë më herët”, theksoi ministrja Dumoshi.