Kur do të startojë sezoni 2020/21 në Serie A?

22:57 | 15 June 2020

12 shtatori po shihet si datë e mundshme për nisjen e sezonit 2020/21 në Serie A.

Raportohet se një takim është mbajtur të hënën mbrëma dhe njëzëri janë pajtuar që me 12 shtator të nisë sezoni i ri, pasi në verën e vitit 2021 do të luhet ‘Euro 2020’, i shtyrë për shkak të COVID-19.
Klubet kanë dhënë dritën e gjelbër, dhe do të diskutohet edhe me UEFA-n.

Sezoni aktual do të përfundojë në fund të korrikut më pas klubet që nuk janë në Champions League apo Europa League, do t’i lënë të lirë futbollistët, për të rinisur përgatitjet më pas në mesin e gushtit për sezonin e ri.

Komento: