Studimi i ri tregon se kur erdhi në Evropë koronavirusi.
Shumë pikëpyetje po ngrihen për origjinën e koronavirusit të ri. Ekspertë të ndryshëm shëndetësorë përreth botës kanë gjetur prova se infeksioni është shfaqur në Europë dhe Shtetet e Bashkuara shumë më përpara se të konfirmohej zyrtarisht.
Sipas një studimi të ri, të kryer nga kërkues në Qëndrën Amerikane për Kontrollimin dheParandalimin e Sëmundjeve (CDC) Covid-19, ishte prezent në SHBA që nga mesi i dhjetorit të 2019-ës, javë përpara se të konfirmohej rasti i parë në Kinë.
Rezultati i studimit nga autoritetet amerikane erdhi nga shqyrtimi i mbi 7 mijë kampionëve të gjakut të marrë nga Kryqi i Kuq Amerikan në periudhën mes 13 dhjetorit të 2019-ës dhe 17 janarit të 2020-ës.
Në to gjetën antitrupa për koronavirusin e ri, të njohur dhe si SARS-CoV-2. Duke marrë shkas nga kjo, shkencëtarët nxorrën një konkluzion të fortë duke pohuar se Covid-19 ishte i pranishëm në SHBA që në dhjetor të 2019-ës.
Studimi pason të gjeturat e njëjta edhe të ekspertëve shëndetësore të Francës këtë vit, që zbuluan se rasti i parë ishte në fund të vitit të kaluar, rreth një muaj përpara konfirmimit të rastit të parë zyrtar.
Edhe Italia duket në të njëjtën linjë. Një studim i disa grupeve kërkimore tek pacientët me kancer të mushkrive zbuloi se ata kishin zhvilluar antitrupa përCovid-19 shumë përpara se të konfirmohej rasti i parë.
Përhapja e infeksionit në Europë, sipas shkencëtarëve italianë, ka filluar që nga fundi i shtatorit të kaluar.