Duke pritur aeroplanin, turistja fiton 300 mijë dollarë.
Turistët rregullisht lënë para të vogla në makinetat e lojërave të fatit të vendosura në aeroportin e Las Vegasit, teksa presin të ngjiten në aeroplan.
Por një grua nga Teksasi nuk e priste as vetë që do të fitonte 300 mijë dollarë duke bërë një gjë të tillë.
Ka 1.400 makineri të tilla në këtë airport, nga të cilat vetëm 4500 janë funksionale aktualisht për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Drejtuesit e aeroportit e përgëzuan turisten për fitoren e saj.
Xhekpoti prej 302.000 dollarësh nuk është një rekord për këtë aeroport.
Rekordin në fakt e mban shuma 3.96 milionë, u shpreh zëdhënësja e aeroportit Christine Crews, ndërsa në muajin korrik një vizitor nga Kalifornia fitoi 873,000 dollarë.