Presidenti Thaҫi ka treguar se kur do të lëshohet për qarkullim autostrada Prishtinë-Shkup.
Thaçi ka postuar në Facebook nga segmentet e ndërtuara të autostradës Prishtinë-Shkup “Arben Xhaferi”. Ai ka thënë se edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës që pritet ta shkurtojë distancën mes dy kryeqyteteve.
Thaçi ka përmendur faktin se kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon por jo edhe faktin e vonesave- pasi e njejta ishte planifikuar të përfundojë në fund të vitit të kaluar.
“Edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”. Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë, e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane”, ka shkruar Presidenti, transmeton Gazeta Express.
Por, as këtu nuk u përmend që konsorciumit amerikano-turk “Bechtel Enka” fitoi betejën me Qeverinë e Kosovës për 53 milionë euro si ndëshkim për mosrealizim të kontratës.