Kur Mogherini ta arrijë moshën e pensionimit, kaq do të jetë pensioni i saj

09:43 | 06 August 2019

A e dini sa do të jetë pensioni i Mogherinit, kur ajo ta arrijë këtë moshë!?

Gazeta italiane “Il fatto quotidiano” ka zbuluar dokumentin e Komisionit Europian ku janë përcaktuar pensione stratosferike për zyrtarët e lartë të saj.

Sipas këtyre të dhënave kreu në ikje i këtij institucioni Jean Claude Juncker do të përfitojë një pension 22 mijë euro në muaj, ndërsa Federica Mogherini, 20 mijë euro në muaj.

Parashikohen gjithashtu edhe shpërblime një vjeçare deri në 65% të pagës aktuale të tyre.

Largim i artë nga detyra për drejtuesit në ikje të komisionit europian. Sipas rregullave të unionit kreu në ikje i komisionit Europian Jean Claude Juncker do të përfitojë një pension jo pak por 22 mijë euro në muaj nga 27 mijë euro që ishte paga e tij në këtë detyrë.

Nuk mbetet pas as Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për çështjet e jashtme në KE e cila në moshën e pensionit do të shijojë 20 mijë euro në muaj, vetëm 2 mijë euro më pak sesa paga aktuale e saj. Të dhënat kanë dalë nga hetimet e kryera nga media italiane “Il fatto quotidiano” e cila e ka cilësuar si një skandal të Brukselit.

Sipas këtyre të dhënave edhe për 21 komisionerët europianë në ikje, që janë paguar me të paktën 22 mijë euro rrogë mujore është parashikuar të përfitojnë të paktën një pension mujor prej 18 mijë eurosh.

Komento: