Albin Kurti po e vazhdon fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë takimeve me qytetarë nëpër pjesë të Kosovës, është ndalur dhe ka biseduar me një të moshuar.
Plaku i thotë Kurtit se nuk merret me politikë por ju e keni më së drejti.
“Unë nuk merrem me politikë, por ju ma së drejti e keni, kur po ta nij zanin tond, zemra po më gufon”.
Kurti i shtrëngon dorën burrit të moshuar duke i thënë rrofsh, e më pastaj i kërkon dikujt një cigare për t’ia dhënë plakut.