
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas një periudhe të gjatë presioni politik dhe spekulimesh mbi të ardhmen e tij në krye të qeverisë. Në një fjalim emocional nga Downing Street 10, Starmer tha se vendimi erdhi pas reflektimit të kujdesshëm mbi atë që është më e mira për vendin.
Dorëheqja e tij hap garën për udhëheqjen e Partisë Laburiste, ku Andy Burnham konsiderohet favorit për ta pasuar atë.
Por, kur mund të ketë Mbretëria e Bashkuar një kryeministër të ri?
Këto janë datat kyçe që ka radhitur BBC:
9 korrik: Hapet procesi i nominimeve për t’u bërë lideri i ardhshëm i Partisë Laburiste. Kandidatët duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 81 deputetëve.
16 korrik: Mbyllet procesi i nominimeve.
17 korrik: Nëse Andy Burnham kandidon pa kundërshtar, kjo është data më e hershme kur ai mund të bëhet lideri i ri i Laburistëve.
1 shtator: Nëse Burnham sfidohet nga një kandidat tjetër për postin, Keir Starmer tha të hënën se duhet të ketë një lider të ri “para se Parlamenti të rikthehet në shtator”.
Dy deputetë të Partisë Laburiste po shqyrtojnë mundësinë e kandidimit për udhëheqjen e partisë, me qëllim që të pengojnë Andy Burnham të bëhet kryeministër pa një garë zgjedhore brenda partisë.