Kur pritet të rifillojë Serie A?

18:54 | 14 April 2020

Gjasat që Serie A të fillojë në fund të majit janë joreale.

Pritjet që sezoni i Serie A të vazhdojë në fund të muajit maj janë joreale, sipas një eksperti të sëmundjeve infektive në Itali.

Disa ditë më parë, nga Federata e Futbollit të Italisë kanë shpresuar që klubet do të fillojnë stërvitjet, me shpresën që kampionati të vazhdonte në fund të majit.

Sidoqoftë, drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive, Giovanni Reca, pretendon se kjo është e pamundur të ndodh.

“Nëse duhet të bëj një raport eksperti, nuk do të jetë në favor të garave. Futbolli është një sport kontakti dhe rreziku i infektimit është i lartë. Unë mendoj se maji është shumë herët”, ka deklaruar Reca, përcjell lajmi.

“Vendimi përfundimtar qëndron te autoritetet e futbollit, por do të jetë shumë e vështirë”.

Komento: