Kur të gjithë mendonin largimin e tij, Ibrahimoviç befason Milanin me veprimin e tij

11:26 | 20 April 2020

Zlatan Ibrahimoviç është duke u përgatitur të kthehet në stërvitje me AC Milan.

Siç është raportuar nga La Gazzetta dello Sport pas një qëndrimi të gjatë në shtëpi për shkak të urgjencës së Coronavirus, suedezi tani pritet të kthehet në Milano deri të enjten, duke shuar zërat se koha e tij të Milan ka përfunduar.

38-vjeçari aktualisht ka katër gola në 10 paraqitje për kuqezinjtë.

Statistikat tregojnë se Ibrahimoviç është shënuesi më i mirë i Milanit në 10 vitet e fundit, me 60 gola në total falë shtesave të tij të fundit në vitin 2020. /ORAinfo/

Komento: