Kur të gjithë prisnin largimin e Castillejo nga Milan, ndodh e paprituar me të ardhmën e spanjollit

11:09 | 07 Shtator 2021

Diskutimi rreth shitjes së Samuel Castillejo vazhdon. Spanjolli është në shitje pasi përfaqëson një lojtar jashte projektit të skuadrës së Stefano Piolit.

Maldini dhe Massara kaluan verën duke kërkuar ekip dhe mundesi per sulmuesin e djathtë, por disa probleme penguan shitjen e tyre.

Ditët e fundit, thashethemet se Castillejo iu afrua CSKA Moskës, klubi rus që ka treguar një interes të madh, kane qene te shumta.

Dialogu me Milanin ka ecur përpara, por tani negociatat janë ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme.

Arsyeja lidhet thjesht me formulën për shitjen e lojtarit. CSKA do të donte spanjollin në një huazim të thatë, Milani ka vënë bast fuqishëm në huazimin e rëndë prej 1 milion eurosh me të drejtën e blerjes të caktuar në 7 milion euro.

Tani negociatat kanë ngecur dhe skenari më i mundshëm është që në fund Samu të mbetet me kuqezinjte të paktën deri në janar.

Tregu rus i transferimeve do të mbyllet nesër, dhe është e vështirë të mendosh se dialogu do të zhbllokohet në orët e ardhshme me CSKA gati për të modifikuar ofertën.

Komento: